Denoncimi i shit-blerjes së votës në Lezhë, lihen në burg 4 kushërinjtë Paplekaj

schedule10:29 - 4 Maj, 2021

schedule 10:29 - 4 Maj, 2021

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg me afat 60 ditor për kushërinjtë Paplekaj.

Katër kushërinjtë Mirash Paplekaj, Gëzim Paplekaj, Donald Paplekaj dhe Jetmir Paplekaj u vunë në pranga pasi dhunuan 38-vjeçarin Ylli Kacoli, i cili shpërndau një rrjetet sociale një video ku një banor deklaronte se një parti politike i kishte dhënë 20 mijë lekë për katër vota.

Kështu, gjykata i ka dhënë dy muaj kohë afat prokurorisë që të vërtetojë pretendimet për veprat penale që akuzohen Paplekajt. Megjithatë, avokati i të akuzuarit Gëzim Paplekaj, personi që shfaqet ne video duke thënë se ka shitur votat, thotë se për të pas dy muajsh gjykata do të jetë e detyruar që të urdhërojë lirimin e tyre.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Torovicë ku katër kushërinjtë dhunuan dhe presionuan 38-vjeçarin nga Kamza, dhe më pas i dëmtuan edhe automjetin në mënyrë që ai të bënte deklarim të rremë në lidhje me videon.

Dy ditë më parë policia e Lezhës shoqëroi 50-vjeçarin që shfaqej në video. Gjatë deklarimeve ai është shprehur se i ka marrë paratë pa deklaruar subjektin politik që e ka paguar. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!