Denoncimi i qytetares: Më dhunoi shefi i Komisariatit të Divjakës se po filmoja aktivitetin e PS

schedule13:29 - 24 Prill, 2021

schedule 13:29 - 24 Prill, 2021

Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit Altin Shehu.

Aktivistja e PD-së,  Elsa Bita ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnje. Ajo pretendon se shkak i gjendjes së saj është bërë dhuna e ushtruar nga shefi i policisë. Aktivistja ka thënë se është dhunuar pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë.

“Thjeshtë po filmoja, ka zbarkuar administrata këtu thashë hyra live në Facebook. Vjen një makinë, të tjerët më shajnë gjatë gjithë kohës. Shefi i Komisariatit më dhunoi, pse filmon më tha, më mori telefonin. Më kapi, më përplasi. Të tjerëve u thoshte e merrni e shoqëroni,” shprehet ajo. g.v/abcnews.al