Gazment Bardhi: Rama, në Paris për pushime këtë fundjavë, shpenzoi 100 mijë €

schedule16:26 - 31 Maj, 2020

schedule 16:26 - 31 Maj, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim në Facebook shprehet se Edi Rama ka shkuar për pushime në Francë këtë fundjavë.

Sipas Bardhit, Rama ka shfrytëzuar avionin e Air Albania si charter personal dhe ka paguar 100 mijë Euro.

Më tej numri dy i PD-së, shprehet se “si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotësojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?”

“Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale? Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale. Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale. Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë”, shkruan  Bardhi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!