Denoncimi i Alikos: Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër

schedule15:41 - 30 Janar, 2022

schedule 15:41 - 30 Janar, 2022

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër janë shkelmuar. Ky ka qenë denoncimi i kreut aktual të PD në Gjirokastër Dasho Aliko, i cili ka dalë me një deklaratë për media për të denoncuar këtë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme.

Sipas Alikos, i deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në këtë qark, takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë. Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet e logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

“Ne jemi një pjesë e grupit themeltar të PD-së. Pasi ne ishim në disa takime sot, me një pjesë të grupit të punës, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ne u bëjmë thirrje të vijnë tek shumica, i presim dhe ato të vijnë tek ne. të heqin dorë nga vandalitetet. Ato janë pjesa e jonë, duhet të respektojnë anëtarësinë e tyre, se e kanë votuar Bejkon, se ka pronë të babait. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve. Sot jemi në riorganizimin e PD-së. Jemi munduar edhe me zotin Bejko. Ata të kthehen tek shumica, tek anëtarësia. Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH. Nëse Basha e quan veten të fuqishëm të futet në zgjedhje dhe aty të shohë nëse e duan dhe jo të na thotë neve llum. Basha i ka marrë PD-së sa si ka marrë askush tjetër. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së“, tha Aliko mes të tjerash. /abcnews.al