Një 22-vjeçare nga fshati Picar në Gjirokastër, ka bërë një denoncim në polici, pasi i kanë hapur një llogari në Instagram me të dhënat e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për të zbardhur një rast të keqpërdorimit të të dhënave personale, për hapjen e një llogarie false në rrjetin social “Instagram”, rast i kallëzuar nga një 22-vjeçare, banuese në fshatin Picar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnnews.al