DENONCIMI/ Drejtoresha e Kufirit Enkeleda Toska, e përfshirë në trafikun e arabëve

schedule09:42 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:42 - 3 Qershor, 2020

NJë grup i strukturuar, lidhjet e të cilit shkojnë deri në majat e Policisë duket se merren me trafik të arabëve nga vendet e lindjes përmes Shqipërisë në Perëndim.

Siç raporton “Top Story”, pjesë e këtij grupi është edhe bashkëshorti i drejtoreshës së Kufirit dhe Migracionit, Enkelejda Toska.

Emisioni pyeti se cilët janë njerëzit që bëjnë trafikun dhe hapin kompani fantazmë për arabët në Shqipëri. Mes disa trafikantëve arabë të cilët ne i përmendëm më sipër na rezulton edhe një person me emrin Sami.


Atij iu kërkua ta identifikojë përmes fotove në internet.

“Ky është Sami? Po ky është Samiu. Po, po, ky është Zoti Sami. Më ka propozuar që të bashkëpunojmë për të sjellë njerëz të tjerë nga Egjipti për ti çuar në Itali, Rumani etj”, tregon Salem Shehabeldin, emigrant.

Nga profile në Facebook kuptohet që bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sami Hoxha. Rezulton që ky person ka lidhje të forta me policinë e kufirit.

Faktikisht gruaja e tij është drejtoreshë në “Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Tirane”.

Ajo quhet Enkeleda Toska dhe e mban këtë detyrë që nga Shkurti i vitit 2018.

Kuptohet që këtu kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar mirë dhe me lidhje të forta me strukturat e policisë së shtetit. /abcnews.al