Denoncimet për vaksina të skaduara, ISHP: Janë të sigurta, kalojnë në filtrin rregullator

schedule22:15 - 14 Tetor, 2021

schedule 22:15 - 14 Tetor, 2021

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale për vaksina të skaduara që qarkullojnë.

Në një komunikatë për mediat, ISHP hedh poshtë këto pretendime, ndërsa thekson se të gjitha vaksinat kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet  për datën e skadencës.

“Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit,” thuhet në deklaratën e ISHP ndrë të tjera.

Reagimi i plotë:

Në vijim të procesit të monitorimit dhe adresimit tê situatës së Pandemisë COVID-19, pjesë e së cilës është dhe vaksinimi masiv i popullatës që vijon me intensitet dhe përgjegjshmëri në të gjithë territorin e vendit, pa u ndalur asnjë ditë, në qendrat e  vaksinimit masiv, qendrat shëndetësore, në komunitet, derë më derë dhe pranë universiteteve, ju bejmë me dije se

TË GJITHA vaksinat e ardhura vijojnë të kalojnë në filtrin rregullator dhe monitorohen me rigorizitet  për datën e skadencës.

Çdo përpjekje për të krijuar kaos me TË PAVERTETA për çeshtjen e skadencës së vaksinave është një mënyrë primitive për të penguar procesin e nevojshëm/ jetik dhe të pandalshëm të vaksinimit.

Persa i përket monitorimit edhe të skadencës, vaksinatorët janë mirëfilli të trajnuar.

Kjo nuk është fushata e parë e vaksinimit, programi kombëtar i vaksinimit është një nga vlerat e rëndesishme të sistemit shëndetësor publik, prandaj ne kemi garancinë e procesit.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të vijojnë me vaksinimin si zgjidhja e vetme për t’i dhënë fund pandemisë!

VAKSINOHUNI!

VAKSINIHUNI!

VAKSINOHUNI!

RESPEKTONI MASAT E PARANDALIMIT TË INFEKSIONIT!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!