Nuk janë më 70 inspektorë në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë. Arsyen e sqaron Koordinatorja e Task Forcës Antikorrupsion, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
“Është rekomanduar largimi nga detyra për. Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – Drejtoria Rajonale e Qarkut Tiranë si dhe për 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë të po këtij institucioni. Për këtë institucion janë rekomanduar gjitashtu edhe 13 masa të tjera disiplinore”.
Një numër i konsiderueshëm për një institucion shtetëror, por nuk është i vetmi.
“Ndërkohë Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë janë rekomanduar 8 masa disiplinorepër staf drejues dhe administrativ të këtij institucioni”.
Denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes kanë bërë që në total të merren 36 masa disiplinore prej të cilave 15 largime nga puna. Por nuk janë këto rezultatet e vetme të Task Forcës Antikorrupsion. Në bashkëpunim me ministrine e drejtësisë është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik.
“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 3 drejtues të Insitucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale:
1 Drejtor
1 Shef Policie burgu
1 Shef i Regjimit të Brendshëm”.
Sipas ministres Gjonaj të gjitha këto janë një thirrje më shumë që denoncimet të vazhdojnë./abcnews.al