“Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet”, Abazoviç kritikon Serbinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

schedule21:14 - 25 Shtator, 2023

schedule 21:14 - 25 Shtator, 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se “sulmi ndaj policisë në Banjskë është një tragjedi dhe një vazhdim i politikës katastrofike ballkanike nga, e cila rajoni nuk mund të shpëtojë”

“Dënoj fuqishëm dhunën dhe vrasjet. Të gjithë u tronditëm. Një situatë e këtillë mund të shpërthejë në shkallë më të gjerë”, u tha Abazoviç gazetarëve pas një ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Abazoviç shtoi se Mali i Zi mbetet i bindur se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund.

“Popujt e këtij rajoni kanë provuar gjithçka përveç pajtimit. Apeli im për serbët dhe shqiptarët është ‘përpiquni të pajtoheni’, garantoj se të gjithë do të jenë mirë”, shtoi ai.

Në orët e para të së dielës, një grup prej rreth 30 personash serbë të armatosur rëndë në Banjskë ka sulmuar njësinë policore të Kosovës, si pasojë ka humbur jetën një polic kosovar.

Sipas informacioneve nga autoritetet kosovare, policia kosovare ka intervenuar dhe janë vrarë katër persona të grupit të armatosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!