Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Ndërsa për Fatmir Ejupin, Fuqiri Farrukun dhe Ardian Bulkun, u dha dënimi me nga 2 vite burg.
Por mësohet se dënimi me burg do të konvertohet në shërbim prove.
Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë./abcnews.al