Komisioni i Disiplinës u mblodh si gjithmonë dhe mori vendimet për problemet e hasura në javën e fundit. Përveç gjobave në derbi për sjellje të gabuar të tifozëve, aty ku Partizani dhe Tirana u dënuan me nga 2 milionë lekë, është vendosur të nisin hetimet për dhunën ndaj arbitrit Sokol Bebja në fushën e Peqinit.
Por jo vetëm kaq. Zëvendëstrajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, është dënuar me dy ndeshje pezullim. Sjellja e keqe kundër zyrtarit të ndeshjes së humbur 4-0 në Laç i ka kushtuar 49-vjeçarit.
Drejtuesit e klubit të gurtë shkarkuan grekun Marantas dhe nuk dihet se kush do t’i drejtojë nga pankinë bluzinjtë në ndeshjen e së mërkurës kundër Skënderbeut. Novi ishte projektuar si zëvendësuesi i grekut përkohësisht.
Vendimi i Disiplinës: Zyrtari i KS Luftëtari, Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. /abcnews.al