Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin e Korçës Arben Lena për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim. Ai u arrestua në janar të këtij viti, me dyshimin se do të ndikonte në gjykatën e apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh, ndërsa në maj iu ndryshua masa në arrest shtëpie.
Me vendimin e Gjyaktës, Lenës i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit për një afat 3 vjeçar. Nikolla Hafësllari u dënua me 1 vit burg, Nikolla Jesku po ashtu me 1 vit ndërsa Dajana Kodra me shërbim prove. Dritan Tabaku u shpall I pafajshëm lidhur me akuzën që ishte ngritur ndaj tij për moskallëzim krimi. Me 1 vit e 4 muaj u dënua Blerand Koziçi me 8 muaj Artiana Koziçi, për të cilën pezullohet vuajta e dënimit me kusht.
Sipas SPAK, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u përpoqën të lehtësojnë procedurën juridike të të arrestuarit lerand Koziçi që ishte dënuar për trafikim klandestinësh.