Dënohet me 4.5 vite burg gjyqtari, kërkoi favore seksuale për t’i dhënë nënës kujdestarinë e fëmijës

schedule11:16 - 17 Tetor, 2019

schedule 11:16 - 17 Tetor, 2019

Gjykata ka dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg gjyqtarin nga Fieri, Roland Hysi pasi i filmua duke kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi pro një gruaje që kërkonte kujdestarinë e fëmijës.

Hysi pranoi gjykim të shkurtuar duke bërë që dënimi të zbresë në tre vite burg.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur që të përjashtojë Hysin për pesë vite nga funksionet publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!