Dënohet me 24 vite burg ish-polici shqiptar që vrau partneren në Itali

schedule18:30 - 22 Mars, 2022

schedule 18:30 - 22 Mars, 2022

Është dënuar me 24 vite burg ish-polici shqiptar që vrau partneren e tij në Itali.

Gjykata italiane ka dënuar ish-efektivin e Policisë Alfred Kipe, pasi ka vrarë partneren e tij, Luljeta Heshta, 47 vjeçe.

Krimi ka ndodhur më 7 shkurt 2021. 44-vjeçari shqiptar u dënua në shkallë të parë me 24 vite burg nga Gjykata e Milanos.

Burri, i pranishëm në seancën e fundit, para se të lexonte fjalinë tha se i vinte shumë keq për atë që kishte bërë.

47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezutoi të ishte Alfred Kipe. Ky iu fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk e pranoi krimin deri në seancat e gjykatës. Shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!