Dënohet me 18 muaj shërbim prove ish-gjyqtari Admir Thanza

schedule13:58 - 31 Maj, 2019

schedule 13:58 - 31 Maj, 2019

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza u dënua nga gjykata e Tiranës me 18 muaj shërbim prove, pasi u gjet fajtor për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 1 vit e gjysëm burg, por gjykata vendosi shërbimin e provës.

Thanza nuk kaloi dot procesin e vetingut në korrik të vitit të kaluar. Gjatë hetimit KPK zbuloi se ai kishte fshehur një dënim në Itali për vjedhje, duke mos e pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

Pas kësaj gjetjeje prokuroria nisi një hetim për ish gjyqtarin, që përfundoi me vendimin e dhënë sot nga gjykata e Tiranës.

Admir Thanza, ka qenë gjyqtar edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!