Dënohet mashtruesi që i vodhi 2.4 mln paund Rita Orës

schedule23:42 - 9 Maj, 2019

schedule 23:42 - 9 Maj, 2019

Një llogaritar, i cili vodhi 3.65 milionë paund nga këngëtarja Rita Ora dhe ish-kapiteni i kombëtares angleze të regbisë, Matt Dawson, është dënuar me burg.

Andrew Munday, shkaktoi një humbje prej rreth 2.4 milionë Paundësh gjatë mashtrimit që i bëri kompanisë në pronësi të Rita Orës për rreth 7 vjet. Kompania e 38-vjeçarit pësoi rënie dhe për të justifikuar humbjet, ai mori nga llogaritë e dy personaliteteve dhe jo vetëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Munday ishte i martuar dhe i varur nga kumari. Ai u dënua të mërkurën pasi pranoi 6 akuza për mashtrim dhe tre akuza për pastrim parash.

Me paratë e mashtrimit, ai kishte arritur të bënte një stil jetese të jashtëzakonshëm. I riu britanik ishte bërë anëtar ekskluziv i skuadrës Tottenham Hotspurs, kishte marrë karta origjinale të filmit “Star Wars” dhe kishte blerë një bluzë të firmosur nga ish-futbollisti Paul Gascoigne.

Nga kompania e këngëtares me origjinë shqiptare ai kishte marrë fillimisht 1.6 milionë paund, por në fund i shkaktoi asaj një humbje prej 2.390,474 Paundësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!