Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënohet kopshtari shqiptar

schedule21:34 - 8 Prill, 2019

schedule 21:34 - 8 Prill, 2019

Një i ri shqiptar është dënuar në Britani pasi u kap në një fabrikë kanabisi. Ylli Aliaj, 28 vjeç, kujdesej për 300 rrënjë droge në një shtëpi në Plymouth. Mediat britanike shkruajnë se brenda ambienteve të banesës u gjetën edhe pajisje të sofistikuar ndriçimi dhe ventilimi.

Operacioni i policisë u realizua pas ankesës së fqinjëve. Këta të fundit raportuan hyrje dhe dalje të shpeshta nga një shtëpi që supozohej të ishte bosh. Kur autoritetet hynë në shtëpi, gjetën 300 rrënjët e kanabisit. Vlera e saj arrinte në qindra mijëra Paund nëse do të dilte në treg. Ato ishin ndarë në 3 dhoma, ku 92 rrënjë ishin të rritura plotësisht dhe bërë gati për tregun.

Aliaj pranoi fajin se është marrë me kultivim të drogave të Klasit B në 9 Shkurt të këtij viti. Ndërkohë këtë të hënë, ai u dënua me 16 muaj burg. Gjyqtari i çështjes e quajti operacionin e rritjes së lëndës narkotike si shumë të sofistikuar.



Ata besojnë se shqiptari ka bashkëpunuar me persona të tjerë, por i riu nuk ka treguar asnjë emër. Prokurori i çështjes, Neil Whittle, tha se kur policia shkoi në shtëpinë e Aliajt, ky i fundit nuk bëri rezistencë dhe hapi direkt derën. Aty policët mundën të nuhasnin erën e kanabisit.

Ndërkohë avokati i Aliajt tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Britani. Fillimisht ai kishte punuar në një lavazh makinash. Mirëpo operacionet kundër emigrantëve të paligjshëm që punojnë në këto bizneseve e detyruan që të merrte rrugën e krimit dhe të punonte si kopshtar në fabrikën e drogës. Avokati shtoi se kjo ishte vepra e parë penale e të riut shqiptar gjatë gjithë jetës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!