Një 23-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar të premten është shpallur fajtor për një shkelje të rendit publik pasi hodhi vezë ndaj mbretit Charles dhe gruas së tij, gjatë një vizite në York të Anglisë vitin e kaluar. Ngjarja ndodhi më 9 nëntor në York, në Angli verilindore, ku çifti mbretëror ndodhej në një shëtitje.
Patrick Thelwell u akuzua për sjellje kërcënuese. Të premten, gjykata e dënoi të riun me një urdhër komunitar 12-mujor me 100 orë punë të papaguar. Ai gjithashtu urdhëroi të pandehurin të paguante 600 £ për shpenzimet gjyqësore dhe 114 £ me një tarifë prej 5 £ në javë.
/abcnews.al