Dënohet Fero, Gjykata merr vendimin për reperin pasi dhunoi një person

schedule13:54 - 27 Korrik, 2022

schedule 13:54 - 27 Korrik, 2022

Reperi i njohur, Fero u arrestua nga policia disa ditë më parë. Kjo pasi rrahu me grushta një person në Gjilan dhe momenti u bë viral në rrjet.

Ndërsa sot, Fero ka dalë para Gjykatës Themelore të Gjilanit, e cila ka vendosur që ai të qëndrojë një muaj në paraburgim nën akuzën “sulmi”.

Njoftimi i plotë nga gjykata:

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin. Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!