Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e reperit të njohur amerikan

schedule17:48 - 7 Prill, 2023

schedule 17:48 - 7 Prill, 2023

Tre persona të akuzuar për grabitjen pas vrasjes së reperit amerikan XXXTentacion në vitin 2018 janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Në mars, gjykata i shpalli  fajtorë të tre të rinj të moshave 28, 26 dhe 24 vjeç për vrasje të shkallës së parë dhe grabitje me armë.

Atyre nuk iu dha mundësia e lirimit të parakohshëm.

Sulmuesit qëlluan dhe vranë muzikantin, jashtë një dyqani motoçikletash, ndërsa grabitën gjithashtu 50,000 dollarë para.

Ata u identifikuan nga kamerat në vendin e vrasjes, si dhe nga video në celularët e tyre që kishin regjistruar me para në duar, disa orë pas vrasjes.

20-vjeçari XXXTentacion sapo po dilte nga dyqani kur një makinë ia bllokoi rrugën. Nga aty janë shfaqur dy persona të armatosur me të cilët ai debatoi, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar dhe e ka vrarë.

Një person i katërt është përfshirë në vrasje, por dënimi i tij ende nuk është bërë i ditur.

XXXTentacion publikoi albumin e tij të parë në moshën 17 vjeçare. Ai po përballej me akuzat për dhunë në familje për rrahjen e të dashurës së tij shtatzënë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!