Dënohen me 82 vjet burg personat që sulmuan Ziadin Selën në Parlament

schedule14:44 - 5 Korrik, 2018

schedule 14:44 - 5 Korrik, 2018

Shtatë personat që sulmuan kryetarin e Aleancës Shqiptare në Maqedoni Ziadin Sela, u shpallën fajtorë për vrasje të mbetur në tentativë nga gjykata e Shkupit. Ata u dënuan me një total prej 82 vitesh burg.

Gjykata në Maqedoni ka vendosur të dënojë me 82 vjet burg në total, shtatë personat që sulmuan fizikisht Ziadin Selën, kryetarin e Aleancës Shqiptare në parlamentin e vendit në 27 të një viti më parë. Ata u shpallën fajtorë për vrasje të mbetur në tentativë. Deri në seancën kur do të apelohet vendimi në gjykatën e shkallës së dytë, dy nga të dënuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpie për shkak të gjendjes shëndetësore ndërsa pesë të tjerët do të kthehen në paraburgim.

Në seancën e fundit në fjalën përfundimtare të palës mbrojtjes, avokatët kishin kërkuar pafajsinë për gjithë të akuzuarit, duke pretenduar se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se janë përpjekur të vrasin Ziadin Selën.

Kryeministri maqedonas Zaev, dhe ai viktimë e dhunës së shpërthyer në parlament pas zgjedhjes së Xhaferit si kryetar parlamenti, kishte deklaruar se nuk do të kishte amnisti për asnjë nga autorët e dhunës. Kurse Xhaferi nga ana e tij ishte shprehur i gatshëm të falte ata që hapën dyert e parlamentit./abcnews.al