Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit. Pasi u dënua me 5 vjet burg nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për akuzën e “korrupsionit”, Zoto ka kundështuar këtë vendim në Shkallën e Dytë.
Përmes ankimit të depozituar nga avokati mbrojtës Zoto kërkon prishjen e dënimit me 5 vite burg, si të pabazuar në prova dhe deklarimin e pafajshëm.
Ish-zyrtari i lartë i burgjeve dyshohet të ketë marrë një rryshfet prej 2 milionë lekë për llogari të procedure tenderimi me fitues të paracaktuar në Qershor të vitit 2016. Nga momenti i arrestimi dhe në vazhdim ai ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me akuzën. /abcnews.al