Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA: Fitore për sundimin e ligjit

schedule12:21 - 14 Nëntor, 2018

schedule 12:21 - 14 Nëntor, 2018

Një ditë pas vendimit të dënimit të Emiljano Shullazit me 14 vjet burg, ka ardhur dhe reagimi i ambasadës së SHBA në vendin tonë. Në një deklaratë në rrjetet sociale ambasada shprehet  se është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri, ndërsa thekson se Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”- thuhet në deklaratën e SHBA.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij u dënua  me 55 vite  burg një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!