Dënimi i Safet Gjicit/ Nazarko: Rëndohet pozita për Alma Kaçin, duhet të ketë edhe një person të tretë. Gjykata mund të ketë urdhëruar…

schedule20:36 - 7 Shkurt, 2024

schedule 20:36 - 7 Shkurt, 2024

GJKKO ka ndryshuar akuzën ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nga korrupsion në shpërdorim detyre, për të cilin dha dënimin final me 2 vite burg. Edhe për Alma Kaçin është rikualifikuar vepra penale nga korrupsion aktiv në prostitucion, ndaj së cilës gjykata dha dënimin me 1 vit burg.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story”, duke komentuar vendimin e sotëm, theksoi se gjykata ka rënduar pozitën e Alma Kaçit me akuzën e prostitucionit, që sipas tij, në këtë mes mund të ketë edhe një person të tretë. Ai thotë se gjykata mund të ketë urdhëruar prokurorinë të veprojë.

Në pjesën e parë është shqyrtuar një akuzë që ka parë të lidhur dy personat, korrupsion aktiv dhe pasiv. Me këtë vendim gjykata nuk e ka parë kështu dhe ka rënduar pozitën e Alma Kaçit. Mirëpo, ka një paradoks sepse në pikëpamje juridike, korrupsioni aktiv bëhet në këmbim të një përfitimi. Momenti ku pozita e tij nuk është më korrupsion, pozicioni i saj rëndohet në raport me pozitën e saj juridike të mëparshme. Ky ndryshim duhet të ketë ndodhur për shkak se korrupsioni nuk është verifikuar. Kjo është një arsye që ka çuar në rikualifikimin e veprës. Ama, në pikëpamje të rikualifikimit për Kaçin, fjala prostitucion nënkupton paratë. Nga çfarë kemi parë lidhet me akuzën, mbetet një figurë tjetër. Duhet të jetë një person tjetër.”, u shpreh Nazarko.

Ndërsa analisti Frrok Çupi shtoi:

“Fillimi dhe fundi i çështjes janë politike, ka një nismë politike por që ka shkuar deri tek momenti kriminal. Nga një nxitje politike, kemi një krim, e cila përsëri do të kthehet politike. Që do të thotë se ata që e kanë iniciuar dhe paguar, do të shfaqen një ditë para të drejtës. Njësoj si dikush të vrasë dikë, por e ka vrarë me pagesë. Dënohet autori i krimit por jo paguesi. Ne tani ndodhemi me një kuti pandore“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!