Dënimi i Juventusit nuk mbyllet me kaq, UEFA dëshiron të japë sanksionin e saj

schedule10:30 - 23 Maj, 2023

schedule 10:30 - 23 Maj, 2023

Mbrëmjen e djeshme dënimi i lidhur me çështjen e fitimeve kapitale për Juventusin nuk u mbyll. Në të vërtetë, siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, UEFA vazhdon të kryejë hetimet e saj dhe dënimi pritet në qershor.

Me antisportivitetin e hapur të drejtuesve, ekziston një nen i rregullores evropiane që lejon ndalimin e aksesit në garat kontinentale. Për më tepër, dënimet për shkeljet e Fair Play Financiar mund të çojnë gjithashtu në përjashtim.

Të imagjinosh një Juventus jashtë kupave për vitin e ardhshëm nuk është e vështirë, nënvizoi e përditshmja italiane. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që bardhezinjtë të kualifikohen tashmë këtë vit, qoftë edhe vetëm në Conference League, për të zbehur çdo skualifikim të pësuar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!