Dënimi i ish-kryeministrit pas padisë së Ramës, Ngjela: Berisha nuk ka shpifur

schedule20:18 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 20:18 - 27 Dhjetor, 2019

Avokati Spartak  Ngjela nuk e  cilëson shpifje akuzën për të cilën Rama ka paditur ish-kryemiistrin Sali Berisha.

Gjykata i dha sot të drejtë kryeiministri Edi Rama, i cili akuzonte për shpifje paraardhësin e tij, Berishën për një informacion të pretenduar prej tij më 15 tetor të vitit të kaluar, lidhur me negociatat.

Mirëpo, i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, avokat Ngjela u shpreh se statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje. Sipas avokatit kemi të bëjmë me nje lajm politik që mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje.

Jo s’ka shpifje atje. Shpifja  do qëllim të posacëm kundër personalitetit tënd. Shpfja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin.

Këtë se dime, mund të kete qënë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Ljami ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, tha Ngjela.

I pyetur më tej nga Milori për ligjin anti-shpifje, Ngjela tha se është një paçavure, siç e quan ai.

Nëse ai ka gjykatën nuk ka çfarë i duhet ligji. Shpifja nuk mund të jetë objekt i ligjit. Ka një anë subjektive e cila kërkon një qëllim të posaçëm kundër individit. Duhet të jetë lajm i pavërtetë i shpikur nga ty dhe kundër meje. Kurse ligji që ka bërë Rama është një paçavure. Nuk zgjidh asgjë. Kur ndërhyra unë i thashë pse lodheni çfarë do lloj akti që do nxjerrë ai institucion do shkojë në gjykata. Dhe u detyruan që pastaj që gjogja gjobat të shkojnë në gjykata. Mendonin se AMA do ishte xhandar, janë injorantë të them unë. Kam qenë kundër”, tha ai.

Rama e ka me pasion nuk e ka me intelekt. Unë jam kundërshatr me Saliun, por gjithësesi nuk mund të dal kundër profesionit. Ajo ishte politike. Ajo është goditje politike. Të paktën shpifje nuk ka. Mund të ketë interpretim rreth faktit, por nuk ka shpifje”, shtoi avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!