Dënimi i aktivistit me 4 vite burg, protestuesit përleshen me policinë në Rusi

schedule14:03 - 17 Janar, 2024

schedule 14:03 - 17 Janar, 2024

Mijëra persona kanë protestuar në një nga demonstratat më të mëdha në Rusi, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtë të 2022. Demonstruesit u mblodhën kundër vendimin të një gjykatë, e cila dënoi me 4 vite burg aktivistin e njohur Fail Alsynov.

Aktivisti u dënua për një tubim që ai mbajti në prill të 2023 mbi planet për të nxjerrë ar në Bashkortostan, i cili ndodhet në Malet Urale jugore të Rusisë, pranë kufirit midis Europës dhe Azisë.

Alsynov, ish-udhëheqësi i një grupi të ndaluar të Bashqort që për vite me radhë promovonte gjuhën dhe kulturën e Bashkirëve, u arrestua menjëherë. Ai u tha mbështetësve të tij se “nuk e priste” një dënim kaq të ashpër që prokurorët kishin kërkuar dhe se do ta apelonte atë.

Ndërkohë situata tensionua dhe demonstruesit u shpërndanë nga policia me dhunë në Baimak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!