Agim Ibraimi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Dundelange, e cila u mbyll 1-1. Sulmuesi madje ishte dhe autori i golit për tetovarët, por nervat e tradhëtuan në një moment dhe iu vërsyl gjyqtarit kryesor të sfidës, i cili pasi i tregoi kartonin e verdhë, e ndëshkoi dhe me të kuqe.
Kur kanë kaluar disa javë nga ajo ndeshje kthimi, UEFA më në fund ka marrë vendimin për sulmuesin e Shkëndijës. Ibraimi nuk do të ketë mundësi të luajë në kompeticionet europiane deri në fundin e vitit 2020. Një dënim shumë i ashpër ky për bomberin e kuqezinjve, duke e krahasuar me dënimin e Dimitri Payet, që për të njëjtin veprim ndaj gjyqtarit, u dënua me vetëm katër ndeshje në Ligue 1./abcnews.al