Dendias takohet me ambasadoren e Shqipërisë, në fokus marrëdhëniet midis dy vendeve

schedule17:46 - 6 Maj, 2021

schedule 17:46 - 6 Maj, 2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të Shqipërisë, Luela Hajdaraga.

Lajmi për këtë takim është bërë publik nga ministria e jashtme greke përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Në postimin e ministrisë shkruhet se zyrtarët kanë diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Gjatë takimit, Dendias dhe Hajdaraga kanë diskutuar shtysën pozitive për bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me rastin e 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në mesazhin e ministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!