Denaj: Shqipëria rritje ekonomike 4 % në 3 vitet e ardhshme

schedule16:15 - 4 Tetor, 2019

schedule 16:15 - 4 Tetor, 2019

Rritja ekonomike në 3 vitet e ardhshme në Shqipëri, sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj parashikohet të jetë në shifrën 4 për qind.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve, ministrja Denaj tha se përmes reformave po synohet tërheqja e më shumë investitorëve.

Ulja e tatim fitimit nga 15% në 5% për kompanitë që ushtrojnë aktivitet në sektorin e prodhimit/zhvillimit të software ka ndihmuar në hapjen e kompanive të reja në fushën e Informacionit dhe Komunikimit.

Vetëm gjatë vitit 2018 janë 742 të tilla, kryesisht kompani të vogla me rreth 9 punëtorë.

Të dhënat i bëri publike ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj në mbledhjen e Këshillit të Investimeve tregojnë edhe për zhvillim të sektorit të agroturizmit.

Synimi i qeverisë për rritjen ekonomike nuk ka ndryshuar bën me dije ministrja Denaj.

Në konkluzionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar në përmbyllje të misionit të radhës në Shqipëri, u nënvizua se rritja ekonomike pritet të jetë e moderuar gjatë 2019, pritet të jetë rreth 4% në periudhën afatmesme.

Këtë vit do të ngadalësohet me 3,5% për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike.

Fillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimi në fushën në fushën e ligjit dhe treguesve të korrupsionit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!