Ish-ministrja Anila Denaj, e ftuar pasditen e së enjtes në “Radari Informativ” në ABC tregoi se kur mund të kemi emra konkretë për kandidatët për kreun e shtetit pasi Ilir Metës i përfundon mandati në korrik.
Deputetja socialiste u shpreh se duke marrë parasysh mbledhjen e konferencës së kryetarëve që është më 4 maj, nga data 5 ose 6 maj mund të ketë publikim të emrave.
E pyetur për votimin në parlament dhe ndikimin që mund të ketë situata aktuale në PD-në e përçarë, Denaj tha se problemet e brendshme mes të djathtëve nuk mund ta minojnë zgjedhjen e presidentit.
Kurse, sa i përket propozimeve që do të vijnë me email nga qytetarët, ish-ministrja u shpreh se është një proces pozitiv që u jep qytetarëve të japin kontributin e tyre. Vetë Denaj tregoi se në zarfin e saj ajo ka propozuar dy zonja dhe një zotëri. /abcnews.al/