Denaj: Jo më sektor i hidrokarbureve jashtë standardeve

schedule20:45 - 26 Korrik, 2019

schedule 20:45 - 26 Korrik, 2019

Inspektimet e ministres se  Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj janw zhvilluar nw sektorin e hidrokarbureve nw Vorw. Ministrja  premtoi se nuk do tw ketw me produkte jashtw standardeve dhe gjithashtu shmangie tw detyrimeve fiskale.

Vazhdon inspektimi i ministres sw Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj. Ndalesa e radhws ka qenw sektori i hidrokarbureve në zonën e Vorës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë sqaroi se sektori i hidrokarburet wshtw me risk të lartë jo vetëm sa i përket evazionit fiskal, por edhe mungesës së cilësisë.

Kryefjala e Planit Operacional kundër informalitet do të jetë pikërisht inspektimi dhe kontrolli në sektorin hidrokarbur dhe produktet e akcizës, theksoi Denaj.

“Kërkesa ime është që, ne këtë treg duhet të kontrollojmë të gjithë. Sigurisht duhet të fillojmë nga tregtarët, të cilët kanë sasitë më të mëdha që qarkullojnë në treg e deri te më të vegjlit, por për të garantuar cilësinë e karburantit ne nuk mund të shkojmë vetëm te një grup. Duhet të shkojmë te të gjithë dhe për këtë, Plani Operacional i Gushtit është totalisht i fokusuar në këtë sektor, për të siguruar dhe cilësinë e karburantit që tregtohet në treg dhe realizimin e të ardhurave në mënyrë proporcionale me atë që duhet të ndodhë në realitet dhe jo në atë që faktikisht ndodh sot”, u shpreh Ministrja.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial kanë zhvilluar kontrolle të vazhdueshme në ditët e fundit në sektorin hidrokarbureve. Nga kontrollet e para, dy subjekte kanë rezultuar me produkt solar jashtë standardeve të lejuara dhe me shmangie të detyrimeve fiskale.

Kontrollet  janë fokusuar si te prodhuesit, ashtu edhe konsumatorët e mëdhenj, ku janë konstatuar shkelje edhe në cilësi dhe janë marrë masat e parashikuara në ligj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!