Denaj inspekton Doganën e Durrësit: Me rëndësi lufta ndaj informalitetit

schedule17:30 - 27 Shkurt, 2019

schedule 17:30 - 27 Shkurt, 2019

Luftë kundër informalitetit që në dogana. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e dha mesazhin gjatë një inspektimi në Doganën e Durrësit.

Ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj inspektoi Doganën e Durrësit ku theksoi se shërbimi ndaj biznesit dhe qytetarëve është parësor, ashtu si ndërthurja e këtij qëllimi me luftën ndaj informalitetit.

 “Për mua si ministre por besoj për të gjithë stafin është shumë e rëndësishme që ne të shprehemi konsentivë në luftën kundër informalitetit. Është shumë e rëndësishme që pika të caktuara doganore ta marrin këtë si rol më të shtuar se disa pika të tjera, sepse jo të gjithë kanë të njëjtin risk kur vjen çështja e trajtimit të disa elementëve për të luftuar informalitetin, për të luftuar korrupsionin dhe trafiqet, dhe kjo është një njësi e cila e ka elementin e rëndësisë ndër më të lartat në gjithë sistemin doganor.

Së bashku me drejtuesit mendoj se ne duhet të rishikojmë, nëse ka nevojë, në mëyrë periodike elementët e riskut, dhe për t’i dhënë peshën e rëndësishme aspektit lokal, pasi është e nevojshme të japim mesazhet e qarta dhe për subjektet, jo me nevojën për të rritur inspektimet për një subjekt, por për të qenë efektivë në inspektimin që bëjmë dhe të jemi realist në daljen e përfundimeve të këtyre inspektimeve”.

Gjatë këtij inspektimi, Ministrja Denaj vizitoi dhe Zyrën e Doganës së Kosovës në Durrës, e cila tashmë prej dy muajsh është prezente në ndihmë të biznesit Kosovar në procesin e tranzitit, një funksion që ka lehtësuar mjaft sipërmarrjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!