Dëmtuan kabullin elektrik ku u plagos rëndë 66 vjeçari, dy të arrestuar dhe një në kërkim në Vlorë

schedule12:58 - 2 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 2 Gusht, 2020

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se nuk kanë zbatuar rregullat mbrojtëse në vendin e punës.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se të arrestuarit janë S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë, të cilët dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik, ku si pasojë është plagosur një person.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë./abcnews.al