Dëmtohet rrjeti i tensionit të mesëm, plazhi i Drimadhes mbetet në errësirë

schedule12:45 - 8 Gusht, 2020

schedule 12:45 - 8 Gusht, 2020

Zona e Drimadhesit në plazhin e Dhërmiut ka mbetur pa energji elektrike.

OSHEE bën me dije se se defekti ka ardhur për shkak se një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm.

Brigada e emergjencës po punon për riparimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë elektrike.

“Një pjesë e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm.

Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!