LEZHË- Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se mëngjesin e kësaj të enjteje është njoftuar nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes për një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit, duke dërguar menjëherë inxhinierët në terren për verifikimin e situatës.
Nga kontrollet ka rezultuar se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës.
Rasti është referuar pranë Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Ndërkohë, ARRSH pohon se dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.


