Dëmtohet Partey, “Topçinjtë” e Arsenal “sfidojnë” Newcastle për “yllin” portugez

schedule12:16 - 16 Nëntor, 2023

schedule 12:16 - 16 Nëntor, 2023

Me mesfushorin ganez, Thomas Partey tashmë të dëmtuar, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një tjetër lojtari cilësor për organizimin e lojës dhe qëndrueshmërinë në prapavijë, teksa këtë sezon luftojnë për trofe në dy “fronte”, si në Premier League, por edhe në UEFA Champions League e mesa duket tekniku Mikel Arteta e ka gjetur profilin e duhur.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Wolverhampton, i cili aktivizohet tashmë te “gjigantët” arabë të Al-Hilal, Ruben Neves, i cili fillimisht u kërkuar në huazim nga skuadra e Newcastle, mirëpo, vetë Premier League nuk e lejon diçka të tillë, pasi Neëcastle dhe Al-Hilal kanë pronarë të njëjtë: PIF (Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite) dhe në Angli, klubet e Premier League do të votojnë në favor të bllokimit të huazimeve mes klubeve me pronësi të njëjtë.

Në një situatë të tillë kërkojnë të përfitojnë “Topçinjtë”, të cilët e kanë me patjetër të nevojshëm një lojtar, si Ruben Neves në organikën e tyre, në rast se dëshirojnë të luftojnë deri në fund për trofe këtë sezon. /i.m /abcnews.al