Franck Ribery ka pasur një fundjavë të pafat. Veç dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër skuadrës së Parma, francezi ka mësuar edhe një lajm tjetër jo të mirë dhe bëhet fjalë për një surprizë të disa hajdutëve.
“La Reppublica” raporton se Ribery, kur u kthye në shtëpi pa se e kishin grabitur banesën e tij. Policia kishte mbërritur në vendngjarje dhe tani po vlerësohet dëmi i bërë në aspektin financiar.
Shkruhet se një numër i madh sendesh me vlerë i janë marrë sulmuesit anësor të ekipit “Vjollcë”, ndërkohë që bëhet fjalë për objekte ari dhe sende të tjera me vlerë. /abcnews.al