Dëmtohet Camavinga, te “gjelat” vjen vëllai i Marcus Thuram

schedule11:56 - 16 Nëntor, 2023

schedule 11:56 - 16 Nëntor, 2023

“Gjelat” e Francës të udhëhequr nga tekniku Didier Deschamps do t’i japin fund fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, këtë muaj, me përballjet e fundit ndaj Gjibraltarit e Greqisë, më 18 e 21 nëntor, ku padyshim objektivi kryesor është sigurimi i pikëve të plota në grupin B.

Tekniku i 2 herë kampionëve të botës kishte ftuar për këto përballje një sërë “yjesh”, ku ndër ta ishte dhe mesfushori i “galakatikëve” të Real Madrid, Eduardo Camavinga, i cili për fatin e tij të keq, nuk do të jetë më në gjendje të luajë në këto sfida, pasi ka dëmtuar gjurin në stërvitje dhe është larguar menjëherë nga grumbullimi.

“Ylli” i mesfushës së “Los Blancos” do të zhvillojë testet dhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe kohëzgjatjen e rikuperimit, ndërsa vendin e tij, te “gjelat” do ta zërë talenti i Nice, Khephren Thuram, vëllai i “bomberit” të Inter, Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!