Dëmtimi nuk rezultoi serioz, milanisti i bashkohet Italisë

schedule16:42 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:42 - 11 Nëntor, 2020

Alessio Romagnoli nuk luajti në ndeshjen e fundit të Milanit ndaj Veronës sepse pësoi një tërheqje në stërvitjen para ndeshjes dhe te Italia ishin në ankth për shkallën e dëmtimit të mbrojtësit. Luhen ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve dhe kombëtarja përtej Adriatikut dëshiron të kryesojë me patjetër.

 

Sot ka ardhur lajmi i mirë për liderin e Milanit dhe difensivës së Italisë. Dëmtimi fatmirësisht nuk ka rezultuar i rëndë dhe serioz dhe Romagnoli do të vijojë të qëndrojë në grumbullimin e Italisë. Sot ai është stërvitur normalisht.

Skuadra e Mancinit luan tre ndeshje ndaj Polonisë dhe Estonisë dhe prania e Romagnolit është shumë e nevojshme. Tashmë shpresohet që lojtari të jetë gati për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!