Dëmtimi në gju i James, zbulohet periudha e rikuperimit

schedule14:20 - 15 Nëntor, 2019

schedule 14:20 - 15 Nëntor, 2019

James Rodriguez ka marrë përgjigjen për dëmtimin e pësuar në gju gjatë një seance stërvitore me Kolumbinë. Mesfushori i avancuar i Real Madrid rrezikonte të mbyllte sezonin, pasi dyshohej për një këputje të ligamentit.

Nuk ka rezultuar kështu, pasi kontrollet tregojnë një zgjatje të ligamentit dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth tre javë. Mund të duhet ndoshta pak më shumë kohë për të zbritur në fushë, por me rëndësi është që James nuk ka këputur ligamentin.

Kolumbian i në verë u rikthye te Real Madrid, që e kishte huazuar te gjermanët e Bayern Munich, Këta të fundit nuk vendosën të shfrytëzonin klauzolën për ta blerë. Me spanjollët këtë sezon ai ka luajtur në shtatë ndeshje, katër prej të cilave i ka nisur si titullar. /abcnews.al