Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi kundër Andorrës, Marash Kumbulla mbyll sezonin para kohe

schedule16:58 - 29 Mars, 2021

schedule 16:58 - 29 Mars, 2021

Marash Kumbulla u dëmtua në ndeshjen kundër Andorrës dhe sot ka kryer kontrollet mjekësore dhe ka mësuar se ky sezon ka marrë fund për të. Një lajm i keq për qendërmbrojtësin dhe trajnerin e Romës, Paulo Fonseca.

“Dëmtimi ndodhi në pjesën e dytë të lojës. Unë ndjeva diçka, por muskujt ishin të nxehtë dhe arrita ta përfundoja ndeshjen. Në dhomat e zhveshjes më pas e ndjeva që isha dëmtuar”, tregonte Kumbulla kur mbërriti në aeroportin e Romës.

Mjekës kanë zbuluar se qendërmbrojtësi ka një dëmtim në meniskun e jashtë dhe kështu do i duhet të qëndrojë tre muajsh larg fushave të blerta.

Corriere dello Sport shkruan se Kumbulla nuk do t’i nënshtrohet operacionit për ta kaluar këtë dëmtim, por do të bëjë një terapi konservative për t’u rikuperuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!