Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi ishte serioz, operohet mbrojtësi i Skënderbeut

schedule08:58 - 29 Prill, 2021

schedule 08:58 - 29 Prill, 2021

Mërgim Shala, mbrojtësi i afruar në verë te Skënderbeu, është operuar pas një dëmtimi që e ka penalizuar atë edhe të debutojë në Superiore me korçarët.

Qendërmbrojtësi ishte projektuar si titullar nga trajneri Julian Ahmataj gjatë verës, por një dëmtim e penalizoi atë. Më pas ai u rikthye dhe në stërvitje ndjeu sërish shqetësime.

Tani mësohet se ai është operuar dhe kështu mendon për sezonin e ardhshëm me Skënderbeun, duke shpresuar që korçarët do të qëndrojnë në Superiore.

Shala, 24 vjeç, në të shkuarën është aktivizuar në Suedi dhe synonte të luante e të spikaste në Superiore. Fati i keq nuk ia lejoi diçka të tillë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!