Dëmtimi i Urës së Zogut, qytetarë e aktivistë në protestë: Autoritetet të marrin masa

schedule14:03 - 19 Shtator, 2021

schedule 14:03 - 19 Shtator, 2021

Aktivistë të shoqërisë civile dhe disa të rinj nga Lezha dhe Kurbini kanë kanë dalë paraditen e së dielës në protestë për gjendjen në të cilën ndodhet Ura e Zogut. Grupi i protestuesve u mblodhën tek ura e cila ka vlera historike dhe kërkuan reagimin e autoriteteve për të ndërhyrë pasi objekti ka pësuar dëmtime të rënda gjatë këtij viti dhe rrezikon shembjen.

“Jemi të shqetësuar nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar ura e Milotit…Jemi të indinjuar ndaj mosreagimit të institucioneve përgjegjëse. Prandaj kemi vendosur që të realizojmë këtë marshim së bashku me qytetarë kurbinas…Në janar të këtij viti organizuam peticion online për të cilin kemi arritur mbi 3000 nënshkrime, por shohim që institucionet nuk kanë marrë masa,” u shpreh një nga aktivistet.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë, megjithatë sipas aktivistëve ajo nuk është trajtuar asnjëherë si e tillë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!