Ousmane Dembele u ndal sërish. Francezi i Barcelonës ndjeu sërish probleme në këmbën e djathtë në ndeshjen përballë Borussia Dortmund dhe u detyrua t’i linte vendin Antoine Griezmann në pjesën e parë.
Ky është dëmtimi i tretë gjatë këtij sezoni për 22-vjeçarin ofensiv dhe i nënti në total gjatë eksperiencës me klubin katalanas. Ditën e nesërme do të kryhen kontrolle të detajuara, por situata nuk është aspak pozitive.
Dembele rrezikon të qëndrojë jashtë rreth një muaj dhe duelet kundër Interit dhe Real Madrid i ka humbur. Klubi spanjoll po mendon edhe mundësinë e operimit të lojtarit sipas raportimeve të AS. Diçka e tillë do e mbante Dembele rreth 3 muaj larg fushave të blerta. /abcnews.al