Dëmtimi i rëndë i Coman, Bayern hidhet në sulm për “tulipanin” e Ajax

schedule10:04 - 31 Janar, 2024

schedule 10:04 - 31 Janar, 2024

Bayern Munich ka marrë një goditje të madhe në fundjavë ndaj Augsburgut.

Bavarezët fituan me shifrat 2-3, por në këtë përballje ata humbën francezin, Kinglsey Coman. Sulmuesi anësor pësoi një dëmtim në gjurin e tij dhe pritet të mungojë disa muaj. Ky lajm i keq ka bërë që klubi gjerman të futet në lëvizje në merkato dhe të gjejë një zëvendësues.

Sipas “Sky Sport”, klubi bavarez po mendon të transferojë në janar Bryan Zaragozas, sulmuesin spanjoll të Granada të cilin në fakt gjermanët e kanë blerë për sezonin e ardshëm. Bayern i kërkoi klubit spanjoll ta lejonte të kalonte që tani në Gjermani, por spanjollët kanë refuzuar duke theksuar se nuk kanë mundësi të gjejnë një zëvendësues për të.

Tashmë, Bayern Munich ka kontaktuar me klubin holandez të Ajax, ku janë bërë me dije për sulmuesin tulipan, Steven Bergwijn. Sulmuesi anësor holandez është në një formë shumë të mirë pasi në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon, ai ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë.

Bayern po përpiqet të mbyllë sa më shpejtë këtë transferim me Ajax, ndërsa vetë lojtari ka dhënë aprovimin për një transferim në Bundesliga./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!