Tjetër dëmtim te Real Madrid. Lucas Vasquez është ndalur sërish. 28-vjeçari ka thyer gishtin gjatë disa ushtrimeve të kryera në palestër ditën e sotme. Lojtari ofensiv nuk e ka përballuar në një moment mbajtjen e peshave dhe gjatë rrëzimit ka dëmtuar një gisht të dorës.
Koha e rikuperimit të tij nuk bëhet ende e ditur. Ndërhyrja kirurgjikale është përjashtuar si opsion nga “Los Blancos”, teksa rikthimi në fushën e blertë varet nga vetë Vasquez.
“Disa arrijnë të rikuperohen shpejt dhe rikthehen shumë shpejt në fushë, ndërsa të tjerë nuk arrijnë të stërviten për rreth 1 muaj e gjysmë“, thekson doktori, Jose Gonzales. /abcnews.al