Marco Verrati mund të jetë një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim, por dëmtimet nuk e kanë lënë të tregojë vlerat e tij për një periudhë të gjatë.
Mesfushori, kampion Europe me Italinë, ka pësuar një tjetër dëmtim dhe këtë herë është një problem muskulor.
Gjithsesi do e lërë Verratin tre javë jashtë fushave të blerta. Ai u mendua të luante kundër Manchester City, por më pas u detyrua të qëndrojë në stol.
Tani ka mësuar edhe periudhën që i duhet për t’u rikuperuar. Verrati u dëmtua të martën, në seancën stërvitore me PSG-në. / abcnews.al