Dëmtimi i ndriçimit në Kalanë e Shkodrës, Margariti: Krim ndaj trashëgimisë

schedule23:51 - 30 Prill, 2021

schedule 23:51 - 30 Prill, 2021

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti  me anë të një postimi në rrjetet  sociale ka reaguar lidhur me dëmtimin e rrjetit elektrik që ndriçon kalanë e Shkodrës. Në reagimin e saj Margariti thekson se ky është një akt që bëhet kundër trashëgimisë kulturore. Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të punojnë për vënien para përgjegjësisë të shkelësve.

“E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër! Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët. Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!”, thotë Margariti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!