Dëmtimi i minutës së fundit, Juventusi humb një titullar

schedule14:40 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 5 Dhjetor, 2019

Juventusi nuk do të ketë një titullar në ndeshjen e së shtunës me Lacion. Nga Italia raportohet se është dëmtuar Aaron Ramsey, uellsiani që është përballur shpesh me probleme.  Mesfushori ka një mbingarkesë të muskujve dhe është i detyruar të pushojë dhe Sarri do t’i bëjë llogaritë pa të.

Ramsey ishte programuar të luante pas dy sulmuesve, me modulin 4-3-1-2. Tashmë pritet që në vend të tij të aktivizohet Berbardeschi. Futbollisti 28-vjeçar ka luajtur në 7 ndeshje të kampionatit deri më tani dhe ka shënuar një gol. Ai u mor vjet nga Arsenali me parametra zero.

Mungesa e tij është e rëndësishme, por Juventusi ka një organikë të zgjeruar me futbollistë dhe ndaj Lazios sërish do të jetë një skuadër kompetivive në fushë. Bardhezinjtë duhet të fitojnë, për të tentuar rikthimin në vendin e parë nëse Interi ngec nesër me Romën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!